LAJMI I FUNDIT:

Vanhoutte thotë se Katica Janeva ka qenë zgjedhje e Gruevskit

Vanhoutte thotë se Katica Janeva ka qenë zgjedhje e Gruevskit

Ish-ndërmjetësuesi në Marrëveshjen e Përzhinës Peter Vanhoutte, në një intervistë për IRL ka folur për ngjarjet e fundit politike në vend, si dhe situatën e krijuar në Prokurorinë Speciale Publike (PSP).

Vanhoutte thotë se Katica Janeva ishte zgjedhje e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, duke shtuar se kjo nuk e ka penguar LSDM-në dhe partitë tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Katica Janeva ishte zgjedhja e Gruevskit, por nuk dukej se e shqetësonte LSDM-në. Kemi pasur diskutime dhe standardizime të gjata se si të zgjidhet prokurori special dhe se secila parti do të ketë kandidatin e vet. Dhe atëherë u çudita sepse dy partitë më të mëdha dukej se kishin një marrëveshje të brendshme. Kjo është ndjenja ime”.

“Pastaj u zgjodh ai kandidat. U gëzova që nuk kishte më asnjë problem. Ata biseduan jashtë procesit. Kam besuar në atë kohë se ishte një zhvillim i mirë. Tani nuk jam i sigurt. Ndoshta kjo ishte pjesë e një marrëveshje më të madhe. Nuk e di, por mbase një ditë do të jetë më e qartë për mua”, tha Vanhoutte.

Ai shtoi se nga perspektiva e sotme është i dëshpëruar me atë që LSDM nuk ka pasur probleme me sistemin, por siç tha, kjo parti ka dashur ta merr pushtetin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori