Vazhdon të ketë polemika të mëdha për shiritin me ngjyrat e ylberit në Kampionatin Botëror 'Katar 2022'.

Përfaqësueset evropiane janë të vendosur për ta mbajtur shiritin me ngjyrat e ylberit dhe me mesazhin 'One Love' në krahët e kapitenëve të tyre.


Megjithatë një gjë e tillë është e ndaluar nga FIFA dhe organizatori Katari.

Virgil Van Dijk

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror ka vendosur që lojtarët që mbajnë shiritin e kapitenit 'One Love' para fillimit të ndeshjes të ndëshkohen me karton të verdhë.

Kapiteni i Holandës, Virgil Van Dijk është i vendosur për ta mbajtur shiritin, por thotë se nuk i pëlqen që të ndëshkohet qysh në fillim me të verdhë.

Van Dijk 1

"Ndaj Senegalit do të mbaj shiritin 'One Love'. Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin tonë".

Nëse marr një karton të verdhë për veshjen e tij, duhet ta diskutojmë sepse nuk më pëlqen të luaj ndërsa jam i kushtëzuar", deklaroi kapiteni i Holandës. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app