Ernesto Valverde e ka përjetuar rëndë humbjen nga Valencia në finale të Copa del Rey, pasi ka harruar kravatën në bankë.

Barcelona ka humbur në finale të Kupës së Mbretit nga Valencia me rezultat 2-1 dhe kjo ka shkaktuar tension tek katalunasit pas eliminimit nga Liverpooli në Ligën e Kampionëve.


Njëri që e përjetoi më rëndë këtë humbje padyshim se ishte trajneri i Blaguranëve, Ernesto Valverde.

Valverde Valencia 1 Valverde e nisi ndeshjen me kravatë (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Valverde e harroi kravatën e tij në bankën e stadiumit Benito Villamarin pas tronditjes së madhe nga humbje në finale.

Valverde Valencia Momenti kur Valverde shihet pa kravatë gjatë ndeshjes (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Barcelonës e filloi ndeshjen me kostum dhe kravatë, por, me rritjen e presionit pas dy golave ​​të Valencias, trajneri kishte nevojë për pak ajër dhe çliroi veten duke hequr kravatën.

Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët e Marcelinos festonin në fushë, ndërsa kravata e Valverde mbeti në stol si simbolik i humbjes së Barcelonës.

Pasi la qytetin e Sevillas dhe u kthye në Barcelonë, Valverde u shfaq në konferencën për shtyp pa kravatë. /Telegrafi/

telegrafi sport app