LAJMI I FUNDIT:

Valon Syla e krahason me “showman”, hoxhë Mazllami: “I shkretë, nuk e kupton jetën e predikimit”

Valon Syla e krahason me “showman”, hoxhë Mazllami: “I shkretë, nuk e kupton jetën e predikimit”

Gazetari Valon Syla është shprehur se e ka kritikuar Hoxhë Mazllam Mazllamin për shkak të sjelljes së tij sikur të ishte “pjesë e showbusy-t”.

Ai ka thënë se sjellja e hoxhallarëve dhe kryemyftiut Naim Tërnava nuk u ngjan personave fetarë.


“Arsyeja pse kemi nis këtë është një sjellje e pakuptimtë e imamit të Prizrenit, Mazllam Mazllami, të cilin e njoh nga proceset gjyqësore për ata që shkuan në Siri. E njoh nga videot, fjalori ekstremist. Deklaratat e tij ku i pash, me disa gazetarë lokalë, ku pyetke që a po agjëron dhe a je i martuar, në orët e hershme të mëngjesit në Facebook, e kuptova se po ai hoxhë kishte marrë një mercedes nga xhemati. Të duket si Jay Z si showmen. Më shtyri të reagoj pasi aty ishte edhe Tërnava”, ka deklaruar Syla në televizionin T7.

Pasi ka dëgjuar këtë deklaratë, Hoxhë Mazllami e ka quajtur Sylën i shkret, pasi sipas tij ai nuk e kupton jetën e predikimit.

Hoxhë Mazllami: Vetura është modeste, nëse dikush ma falë një helikopter unë do ta merrja
Lexo po ashtu Hoxhë Mazllami: Vetura është modeste, nëse dikush ma falë një helikopter unë do ta merrja

“I shkret është shihet se është i shkret, nuk e kupton jetën e predikimit. Këto janë rishpikje dhe rishpifje, e më ka ulur edhe çmimin e mercedesit”, ka thënë Hoxhë Mazllami në Debat Plus.

I pyetur nëse e ka blerë makinën me para hallall, Hoxhë Mazllami ka thënë se i kanë treguar miqtë se i kanë mbledhur paratë bashkë për t’i bërë surprizë.

“Vëllazërisht më thanë se kanë mbledhur para për një surprizë timen dhe dhe po janë para hallall”, ka thënë ai.

Ndërsa, nëse dhuratat nuk janë me para hallall, mund të mos i pranoni, kështu ka thënë Hoxhë Mazllami. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori