Valon Berisha ka folur pas ndeshjes, duke thënë se Anglia është shumë e fortë.

Sipas tij Kosova e tregoi lojën e saj në pjesën e dytë.


“Motivin e kemi pasur nga fillimi që të luajmë lojën tonë e të tregojmë edhe zemër”.

69754257 2254791554649557 2343674854978355200 n

“E nisëm mirë dhe morën zemër duke shënuar që në fillim.

“Ata kanë lojtar me klas që luajnë në Ligën Premier. Janë të fortë individualisht, ndoshta më të mirë në botë”

“Në pjesnë e dytë treguam se kemi zemër dhe luajmë për vendin tonë dhe tifozët tanë”.

“Faleminderit tifozëve që ishin këtu pasi bën super atmosferë”.

ArijanetMuriqangli (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

“Në pjesën e dytë kishim aksione të mira dhe treguam se kjo ishte loja jonë”.

“Të shënosh tri gola kundër Anglisë për ne është mirë dhe kjo është loja jonë”, ka thënë Valon Berisha. /Telegrafi/

telegrafi sport app