Aktori veteran, Anthony Hopkins, e ka shpërndarë një video interesante, në të cilën ka treguar se çfarë bën kur mërzitet i mbyllur në shtëpi.

82-vjeçari e ka pranuar sfidën e re në TikTok duke vallëzuar nën ritmet e këngës së Drake, "Toosie Slide" dhe i ka ftuar kolegët Sylvester Stallone dhe Arnold Schwarzenegger që t’i bashkohen në këtë sfidë.


Ylli hollivudian është përfshirë në sfidën e të famshmëve më të rinj, për ta bërë këtë vallëzim.

Xhirimin disasekondësh, aktori e ka publikuar edhe në profilet tjera në rrjetet sociale duke marrë reagime të shumta nga fansat.

Në video, ai e ka marrë pozën e boksierit duke imituar Rocky Balboan (Sytlvester Stallone), si dhe e ka përdorur thënien e famshme të Terminatorit (Arnold Schwarzenegger): “I’ll be back” (“Do të kthehem”). /Telegrafi/