Valero: Fiorentina mbi Milanin dhe Interin

Mesfushori spanjoll ka folur për situatën në Serie A, duke besuar që skuadra e tij do të jetë përsëri garuese dhe e fortë për skuadrat e tjerat.
“Tre vjet më parë, kur pranova ofertën nga familja Della Valle, nuk e kam pritur që të jemi kaq shpesh mbi Interin dhe Milanin. Ata janë klube që kanë shkruar faqet e historisë në futbollin italian dhe shpenzojnë më shumë para për blerje se ne. Këtë vit unë shpresoj që të përfundojë përpara ekipeve milaneze përsëri”, tha Valero, transmeton Telegrafi.
“Kemi arritur vendin e katërt tri herë. Le të shohim nëse ne mund të përmirësojë këtë pozitë”, ka thënë spanjolli.
Valero foli edhe për ndeshjen e së dielës kundër Milanit duke e vlerësuar lartë Carlos Baccan, por jo edhe Alessio Romagnolin.
Sipas tij nëse Giuseppe Rossi kthehet në formë është ndër më të mirët në Serie A. /Telegrafi/






















































