Valencia e Mustafit ndalet nga Rayo

Ishin vendasit e Rayo që kaluan të parët në epërsi pas një goli të Adrian Embarba në pjesën e parë të takimit (19’), e që erdhi pas një gafe të portierit mysafir.
Por ata mbetën me një lojtar më pak pas përjashtimit të Jorge Garcia Morcillo me karton të kuq (63'), e që i dha mundësi skuadrës mysafire të barazojë tre minuta më vonë me anë të Daniel Parejo (66’).
Në vend se ta shfrytëzojë epërsinë numerike, mysafirët bënë të njëjtin gabim, duke mbetur edhe ata me 10 lojtarë në fushë pas përjashtimit të Rodrigo (78').
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, luajti 70 minuta për Valencian në këtë takim, skuadër e cila tash mbledh 69 pikë dhe rikthen pozitën e katërt.
Megjithatë kjo pozitë tash kërcënohet nga Sevilla, e cila ka pikë të njëjta por diferencë më pak pozitive të golave. /Telegrafi/




















































