LAJMI I FUNDIT:

Valë plaçkitjesh brutale në SHBA, zinxhirë të mëdhenj dyqanesh po mbyllen në mënyrë masive

Valë plaçkitjesh brutale në SHBA, zinxhirë të mëdhenj dyqanesh po mbyllen në mënyrë masive

Për shkak të një vale plaçkitjesh të dhunshme, shitësit e mëdhenj amerikanë kanë paralajmëruar se nivelet “të pashembullta” të krimit, çuan në humbje prej 112 miliardë dollarësh vitin e kaluar.

Në vjedhjet masive të dhunshme, punëtorët e dyqaneve janë rrahur dhe disa janë vrarë, duke bërë që shumë dyqane të punësojnë roje shtesë për të mbrojtur stafin e tyre, transmeton Telegrafi.


Bandat e organizuara janë kapur vazhdimisht nga kamerat duke sulmuar dyqanet, duke rrëmbyer një grusht mallrash nga raftet përpara se të iknin, raporton The Times.

Disa nga plaçkitjet masive janë organizuar në rrjetet sociale. Njëra u organizua nga Dayjia Blackwell, e cila në rrjetet sociale quhet “meatball”.

Ajo po transmetonte drejtpërdrejt plaçkitjet e dyqaneve në qendër të Filadelfias. Sipas New York Post, Meatball postoi për 650,000 ndjekësit e saj në Instagram dhe TikTok pas grabitjes: “Thuaju policisë të më mbyllin sonte ose do të djegim, do të jetë si një film”. Pas kësaj ajo u arrestua.

Target, një nga shitësit më të mëdhenj të Amerikës, ka njoftuar se po mbyll dyqanet në qytetet kryesore, duke përfshirë Nju Jorkun, Seattle, San Francisko e Portland.

“Ne nuk mund të vazhdojmë të operojmë me këto dyqane sepse vjedhja dhe krimi i organizuar kërcënojnë sigurinë e ekipit tonë dhe mysafirëve dhe kontribuojnë në një biznes të paqëndrueshëm”, tha Target.

Në San Francisko, një numër zinxhirësh të mëdhenj, si Walgreens, Old Navy, Nordstrom dhe Whole Foods, kanë mbyllur kohët e fundit dyqanet në qendër të qytetit.

“I kuptoj sfidat me të cilat përballet Target në qytetet anembanë vendit dhe jam i zhgënjyer nga lajmi për mbylljen e tij në Oakland. Qëllimi im është të vazhdoj të punoj në partneritet me anëtarët e komunitetit të biznesit për të garantuar sigurinë dhe suksesin e tyre në qytetin tonë”, tha kryebashkiaku i Oakland, Sheng Thao. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori