LAJMI I FUNDIT:

Valdete Daka intervistë për Telegrafin: Flet për zgjedhjet e 11 qershorit (Video)

Valdete Daka intervistë për Telegrafin: Flet për zgjedhjet e 11 qershorit (Video)

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka në një intervistë për Telegrafi.com ka folur rreth asaj se si po shkon organizimi i zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor.

Daka bëri të ditur organizimi i zgjedhjeve është duke shkuar sipas planit dhe se të shtunën do të nisë edhe shtypja e fletëvotimeve.


Ajo po ashtu tha se lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e 11 qershorit përmban 1 milion e 872 mijë e 941 votues, ndërsa në Kosovë do të jenë edhe 100 vëzhgues nga Bashkimi Evropian që do të monitorojnë zgjedhjet.

Daka në këtë intervistë për Telegrafin po ashtu tregon se sa persona janë pastruar nga listat e votuesve në Kosovë?

Kryetarja e KQZ-së po ashtu tregon se a do të jenë fletë votimet e njëjta edhe në pjesën veriore të Kosovës dhe a është diskriminuar diaspora nga këto zgjedhje?

Daka flet edhe për dënime do të marrin të gjithë ata që tentojnë të keqpërdorin votën e lirë demokratike. /Telegrafi/