Përdorimi i substancave narkotike nga adoleshentët dhe të rinjtë, përbën një shqetësim në rritje për shoqërinë kosovare.
Arjeta Musliu, një nënë nga Ferizaj, djali i së cilës kishte vdekur nga përdorimi i narkotikëve, kishte rrëfyer historinë e saj Radio Evropa e Lirë, duke treguar se djali i saj kishte filluar të abuzonte me narkotikë që nga mosha 14-vjeçare.
Si pasojë e përdorimit të këtyre substancave, ai kishte vdekur pesë vjet më vonë.
Prindërit, si rasti i Arjetës, kërkojnë ndihmën e autoriteteve në raste të tilla.
Ajo ka treguar se kishte kërkuar ndihmën e policisë, përkatësisht njësitit anti-drogë, por kishte hasur në mospajtim me ligjin aktual.
‘’Kam kërkuar ndihmë…, djali im është arrestuar me një sasi të vogël e që për policinë ka qenë sasi e pamjaftueshme për arrestim ose për të marrë masa. Problemi ishte se djali im ka qenë nën moshën 18-vjeçare edhe nuk e kap ligji, për fat të keq”, ka treguar ajo.
Por, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se Kodi Penal i Republikës së Kosovës e parasheh që çdo person që kryen veprën penale, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit arrestohen për këtë vepër penale.
“Poseduesi i drogës për herë të parë dhe i cili posedon më pak se tre (3) gramë të substancave narkotike apo substancave psikotropike ose analoge, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. Për të miturit Gjykata mund të lëshojë edhe masa tjera si trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor, trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri dhe trajtimi me rehabilitim të detyrueshëm të personave të varur nga droga apo alkooli’’, ka thënë Hoxha.
Duke u nisur nga rasti i djalit të saj, Arjeta Musliu, ka thënë se në praktikë është ndryshe nga ajo që raportohet nga autoritetet.
“Është marrë në një intervistë ose 24 orë mbajtje dhe është liruar, sepse përdoruesi është mbi moshën 18-vjeçare dhe e ka të drejtën e jetës së vet, e jeton jetën si dëshiron vetë. Kjo është për keqardhje. Cila moshë edhe cili ligj prej moshës 14 deri moshën 18 dhe mbi, e atakon ose e dënon ose e ndëshkon përdoruesin. Me të vërtetë unë me një ligj të tillë nuk pajtohem, nuk jam pajtuar dhe vazhdoj të mos pajtohem“, ka theksuar ajo.
Rreth 35 mijë persona, llogaritet të jetë numri i përdoruesve të substancave narkotike në Kosovë. Mosha mesatare e atyre që abuzojnë me këto substanca nga viti në vit ka shënuar rënie. Aktualisht, mosha më e re që abuzon me droga është 16 vjeç.
Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Safet Blakaj nga Qendra Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”.
Sipas tij, autoritetet kompetente, bazuar në ligjet aktuale, nuk kanë të drejtë ta arrestojnë një person që përdor substanca narkotike, ashtu siç nuk kanë të drejtë ta detyrojnë për rehabilitim. Arrestimi, sipas tij, bëhet vetëm për personat që shesin substanca narkotike.
“Nuk dënohet dhe nuk akuzohet personi që përdor drogë. Nuk kanë të drejtë ta arrestojnë dikë që përdor drogë. Trajtim të detyrueshëm për përdorime droge dhe alkooli nuk ka. Duhet të jetë trajtim i vullnetshëm. Nuk ka të drejtë askush ta marrë me dhunë dhe ta izolojë dikë që përdor substanca. Kjo rregull vlen në të gjitha shtetet. Nuk ka rehabilitim të detyrueshëm. Edhe në moshat e mitura vlen e njëjta gjë. Pra, vetëm nëse personi shet drogë, atëherë arrestohet nga policia’’, ka theksuar Blakaj.
Por, Arjeta Musliu, ka thënë se djali i saj ka qenë viktimë e kësaj dukurie negative dhe tregon për momentin kur djali i saj i kishte kërkuar ndihmë, pasi që donte të shërohej.
“A do të më përkrahësh mami, unë vetë nuk ia dal”, i kishte thënë asaj djali në momentet kritike.
Kërkesa e djalit të saj për ndihmë dhe dërgim në qendrën rehabilituese ishte e vonë. Zonja Musliu ka thënë se po përpiqet që “amanetin e djalit ta përmbushë” edhe sot. Ajo ka hapur një qendër këshillimi për personat që përdorin substanca narkotike.
“Fillimisht, qendra jonë fokusin e ka te përkrahja, sensibilizimi, vetëdijesimi profesional e psikologjik i familjarëve. Kemi kategori të ndryshme të familjarëve që kërkojnë këshillim, mbështetje”, ka treguar ajo.
Kosova nuk ka qendër rehabilitimi për personat që kanë krijuar varësi nga substancat narkotike. Në Qendrën Klinike Universitare, përkatësisht në Klinikën Psikiatrike, janë të ndara disa dhoma, në të cilat marrin trajtim këta persona dhe kanë të drejtë të qëndrojnë nga 7 deri në 10 ditë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Maqedonci takon Ndihmës-Sekretarin e Mbrojtjes për NATO dhe Evropë: Nga Kosova në Amerikë, nga Amerika për Kosovën
Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri