LAJMI I FUNDIT:

Vaksinim falas për kafshët e prekura nga vërshimet

Vaksinim falas për kafshët e prekura nga vërshimet

Veterinerët në qendrën e Stajkovcit janë duke kryer kontrolle dhe japin trajtimin e duhur të kafshëve që u prekën nga vërshimet për të parandaluar përhapjen e disa sëmundjeve infektive që kafshët mund të transmetojnë te njerëzit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Dr. Jasminka van der Flir, apelon të gjithë ata që kanë kafshë shtëpiake ose kanë informacione mbi kafshët endacakë ta kontaktojnë shërbimin veterinar dhe të ofrojnë ndihmën e duhur.


Në qendër të Stajkovcit, pranë shkollës fillore “Kirili dhe Metodi” është shërbimi veterinar që i shërben të gjithë kafshët që sillen nga pronarët dhe vendasit. Krimbat, pleshtat dhe rriqrat janë të rrezikshme jo vetëm për kafshët, por edhe për njerëzit që mund të jenë të infektuar nga ata. Nga shërbimi veterinar thonë se do të jenë në dispozicion në rajonet e përmbytura edhe në ditët e ardhshme.

Në përmbytjet shkatërruese në përputhje me regjistrimin e Agjensionit për Ushqim dhe Veterinari, janë raportuar si të ngordhura më shumë se 90 dele, 12 derra, 370 pula, 250 zogj, 160 pëllumba, 18 lopë dhe 15 gjela.

Kafshët e ngordhura tashmë janë varrosur, dhe shteti do t’i kompensojë të gjitha. /Telegrafi/