LAJMI I FUNDIT:

Vaksinat kundër COVID-19 mbërrijnë në Kosovë në mbrëmje, do të flasin kryeministri Kurti dhe ministri Vitia

Vaksinat kundër COVID-19 mbërrijnë në Kosovë në mbrëmje, do të flasin kryeministri Kurti dhe ministri Vitia

Në Kosovë sot (e diel) në orët e mbrëmjes do të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave kundër coronavirusit, të kompanisë AstraZeneca.

Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX.


Ceremonia e pranimit të vaksinave mbahet në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, me fillim nga ora 20:15.

Kryeministri i Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19.

Sot pritet të vijnë vaksinat e para anti-COVID në Kosovë
Lexo po ashtu Sot pritet të vijnë vaksinat e para anti-COVID në Kosovë

“20:15 – Fillimi i ceremonisë dhe 20:20 – Fjalimet (kryeministri, ministri i Shëndetësisë, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, ambasadorët e QUINT-it, përfaqësuesi i UNKT-së)”, thuhet në agjendën e Zyrës së Kryeministrit.

Ky kontingjent është në kuadër të 100,800 dozave të vaksinës së AstraZenecas që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kosova është vendi i fundit në rajon që do të nisë fushatën e imunizimit të popullsisë kundër Coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori