LAJMI I FUNDIT:

Vaksina kundër COVID-19 mund të vihet para rregullatorëve deri në fund të vitit 2020

Vaksina kundër COVID-19 mund të vihet para rregullatorëve deri në fund të vitit 2020

Një vaksinë të mundshme kundër coronavirusit që po e zhvillojnë së bashku Universiteti i Oksfordit dhe prodhuesi i barnave, AstraZeneca mund të vihet deri në fund të këtij viti para rregullatorëve të ilaçeve.

Kështu së paku deklaroi të martën drejtori i grupit të vaksinave në Oksford të Britanisë së Madhe, Andrew Pollard, transmeton Telegrafi.

“Thjesht është e mundur që, nëse rastet e provave klinike shtohen me shpejtësi, ne mund t’i kemi ato të dhëna këtë vit para rregullatorëve shëndetësor dhe më pas të kalohet përmes një procesi të vlerësimit të plotë të të dhënave”, tha profesori Pollard, raporton CNN.


Sidoqoftë, duke folur për BBC Radio 4, Pollard paralajmëroi se procesi mund të zgjasë më shumë pasi që varet se sa të dhëna do të jenë në gjendje të mbledhin shkencëtarët.

“Unë mendoj për kohën, sepse virusi do të vazhdojë të transmetohet në komunitetet tona, ne do të kemi, madje edhe me një mijë njerëz, përfundimisht informata të mjaftueshme për të ditur nëse vaksina funksionon apo jo – por kjo mund të zgjasë me vite”, tha Pollard.

“Të kesh njëzet mijë njerëz në testime, do të thotë se periudha kohore do të jetë më e shkurtër, por për fat të keq, nuk mund ta parashikoj plotësisht të ardhmen se sa testime klinike do të ndodhin në muajt e ardhshëm”, shtoi ai.

Ndryshe, 23.7 milionë njerëz janë infektuar globalisht gjersa kanë ndërruar jetë mbi 813 mijë persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?

Evropa
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Kalo në kategori