Vaksina e coronavirusit e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech është e sigurt për njerëzit që tashmë janë të infektuar, thotë zyrtarja kryesore mjekësore e BioNTech, Ozlem Tureci.
“Ne kemi përfshirë në provën tonë, njerëz që ishin dhe që nuk ishin të infektuar me SARS-CoV2 më parë dhe nuk kemi parë ndonjë ndryshim në profilin e sigurisë”, u tha Tureci gazetarëve gjatë një konferencë të mërkurën pak pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se kishte është dhënë autorizimi për përdorimin e vaksinës, raporton cnn.
Njerëzit që kishin COVID-19 ka të ngjarë të kenë një imunitet ndaj coronavirusit, por nuk është e qartë se sa zgjat ajo mbrojtje, transmeton Telegrafi.
Pfizer njoftoi muajin e kaluar se vaksina e saj ishte rreth 95 për qind efektive, kur matet shtatë ditë pas dozës së dytë midis njerëzve që kanë pasur coronavirus dhe atyre që nuk kanë.
Sipas udhëzimeve të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për prodhuesit e vaksinave, “siguria e vaksinës dhe rezultatet e COVID-19 në individë me infeksion paraprak të SARS-CoV-2, të cilët mund të kenë qenë asimptomatike, janë të rëndësishme për t’u ekzaminuar, sepse kontrolli për infeksionin paraprak nuk ka gjasa të ndodhë para administrimit të vaksinave COVID-19 nën [autorizimin e përdorimit emergjent].
Kur dorëzojnë të dhëna në FDA, agjencia thotë se kompanitë duhet të zbërthejnë të dhënat e sigurisë dhe efikasitetit nga “statusi i infeksionit paraprak në hyrjen e studimit”.
Pfizer dhe BioNTech aplikuan për një autorizim të përdorimit emergjent të FDA në 20 nëntor. Një komitet këshillimor i FDA do të mblidhet më 10 dhjetor për të diskutuar vaksinën dhe autorizimi mund të vijë menjëherë pas kësaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
NATO ka nisur një nga dislokimet më të mëdha detare
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre