LAJMI I FUNDIT:

Vaksina e Oksfordit mund të parandalojë përhapjen e coronavirusit, tregojnë rezultatet e hershme

Vaksina e Oksfordit mund të parandalojë përhapjen e coronavirusit, tregojnë rezultatet e hershme

Vaksina e Oksford-AstraZeneca mund të çojë në një rënie “thelbësore” të përhapjes së virusit, deklarojnë shkencëtarët.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ndikimi i vaksinave kundër coronavirusit për sa i përket transmetimit ka qenë një e panjohur kritike që do të formojë në mënyrë dramatike të ardhmen e pandemisë.


Studimi, i cili nuk është botuar zyrtarisht, gjithashtu tregoi se vaksina mbeti efektive edhe para dozës së dytë.

Vaksina ishte 76 për qind efektive gjatë tre muajve pas dhënies së dozës së parë.

Nëse një vaksinë ju ndalon vetëm të sëmureni rëndë nga sëmundja e COVID-19, por përsëri mund ta bartni virusin dhe ta përhapni atë, atëherë të gjithë do të duhet të fitojnë imunitet për t’u mbrojtur.

Mirëpo, nëse vaksina ndalon përhapjen e virusit atëherë do të kishte një ndikim shumë të madh në pandeminë pasi çdo person që vaksinohet në mënyrë indirekte mbron edhe njerëzit e tjerë.

Studimi nga Universiteti i Oksfordit testoi pjesëmarrësit çdo javë për të hulumtuar tek ata praninë e virusit.

Nëse nuk ka virus, atëherë ata nuk mund ta përhapin atë. Në studim, numrat e testeve që rezultuan pozitive u përgjysmuan tek njerëzit pasi morën dy doza të vaksinës.

“Të dhënat tregojnë se (vaksina) mund të ketë një ndikim thelbësor në transmetim duke ulur numrin e individëve të infektuar në popullatë”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori