LAJMI I FUNDIT:

Vaksina e Modernas funksionon edhe kundër varianteve të reja të COVID-19

Vaksina e Modernas funksionon edhe kundër varianteve të reja të COVID-19

Vaksina e Moderna kundër COVID-19 duket se funksionon kundër varianteve të reja të gjetura në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, thonë shkencëtarët nga kompania farmaceutike.

Testet e hershme laboratorike sugjerojnë se antitrupat e shkaktuar nga vaksina mund të njohin dhe luftojnë variantet e reja, raporton bbc.


Nevojiten më shumë studime për të konfirmuar se kjo është e vërtetë për njerëzit që janë vaksinuar. Variantet e reja janë përhapur shpejt në një numër vendesh, transmeton Telegrafi.

Ato kanë pësuar ndryshime ose mutacione që do të thotë se mund të infektojnë qelizat njerëzore më lehtë sesa versioni origjinal i coronavirusit.

Ekspertët mendojnë se lloji britanik, i cili u shfaq në shtator, mund të jetë deri në 70 për qind më i transmetueshëm.

Vaksinat aktuale u krijuan rreth varianteve të mëparshme, por shkencëtarët besojnë se ende duhet të funksionojnë kundër atyre të reja, megjithëse ndoshta jo edhe aq mirë.

Për këtë studim, studiuesit shikuan mostrat e gjakut të marra nga tetë persona që kishin marrë dy doza të rekomanduara të vaksinës Moderna.

Vaksina Moderna po shkakton efekte anësore, California kërkon tërheqjen e saj
Lexo po ashtu Vaksina Moderna po shkakton efekte anësore, California kërkon tërheqjen e saj

Antitrupat neutralizues, të bërë nga sistemi imunitar, bashkohen me virusin dhe bllokojnë hyrjen në qeliza.

Mostrat e gjakut që ishin të ekspozuar ndaj varianteve të reja duket se kanë antitrupa të mjaftueshëm për të arritur këtë neutralizim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori