Në profilin e saj në Twitter @ hannystyles69, ajo postoi një foto të anës së saj të shtratit, por edhe atë të të dashurit të saj, kështu që papritur filloi një trend në Twitter. 

Gratë e shumta menjëherë ndoqën me foto postimin e saj, me foto nga dhomat e tyre të gjumit dhe është e pamundur të mos vëresh që një model i veçantë përsëritet nga foto në foto, transmeton Telegrafi.


Ndërsa komodinat e grave janë të rregullta dhe ne shohim libra, kremra, lule, qirinj, vajra esenciale dhe llambat mbi to, pranë shtratit nga ana e burrave janë shumë shpesh sende që nuk i presim vërtet në dhomën e gjumit.

f665ef9d ef9c 4e53 a33a 3cfc42ec7663

6ec7eebb 61c7 4c5f a600 7262807f869b

43db9bc1 ed5b 4cd0 8166 1b182a735d55

Pra, ka pushkë, thika gjuetie, shkopa bejsbolli, një çekiç, uiski, karikues të telefonit celular, një degë peme dhe sende të ngjashme të çuditshme për vetëmbrojtje, hidratim ose, me sa duket, një arratisje e papritur gjatë natës pasi disa valixhe të vogla në fotot duken sikur janë pikërisht për at qëllim.

152d544a 3815 4d14 87b4 6ae7cf81433b

a3923e50 2e8a 404a b8c7 cc85ee74fb21

6b319ba6 764b 4e94 a1c8 38a88b3d8df5

Akoma, i dashuri i vajzës që filloi trendin ka vetëm nevojat më themelore në krah të shtratit: një karikues telefoni celular, një shishe plastike bosh, një shishe më të vogël me pak lëng dhe shkop bejsbolli të domosdoshëm.

"Ideja për ta botuar më erdhi në mendje kur u vendosa në banesën e tij. Kjo është qesharake për mua që kam shumë gjëra të panevojshme në komodinën që më bëjnë të lumtur, dhe atij i duhen vetëm ato pak gjëra", tha ajo për Bored Panda. /Telegrafi/

349b33a3 ccc4 4fd2 8095 4f09e4ddb3ad

14d8d52a 4616 43e4 8c3d 16d2c449115b