Vajza nga Beogradi shanë shoferin e autobusit për vonesë, ai ia derdh kafenë në fytyrë dhe e nxjerr zvarrë nga autobusi (Video)
Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video, ku një vajzë nga Beogradi përfshihet në një grindje me shoferin e autobusit.
Vajza e re akuzon shoferin e autobusit për vonesë, dhe kur ai fillon ta fyej ajo humb kontrollin dhe ia kthen me të njëjtën monedhë, transmeton Telegrafi.
Dhe në shenjë hakmarrje, shoferi del nga autobusi dhe këmbëngul që nuk do të niset derisa ajo nuk zbret. Por, situata tensionohet edhe më shumë kur ajo vazhdon me sharje.
Në një moment shoferi humb durimin dhe ia derdh në fytyrë gotën me kafe që e mbante në dorë, dhe e tërheq zvarrë për ta nxjerrë nga autobusi.
Ndërkaq, të gjithë pasagjerët tjerë nuk ndërmerrnin asgjë për ta qetësuar situatën dhe vetëm vëzhgonin të habitur me atë çfarë po shihnin.
Sipas autorit të videos, dyshja kanë shkëmbyer shuplaka jashtë autobusit, por ky moment nuk është filmuar nga frika se telefoni me të cilin po filmonte do të mund të tensiononte edhe më shumë situatën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251