Vajza e Salah mori vëmendjen në Anfield dhe u mbështet me ovacione nga tifozët kur e futi topin në rrjetë

Mohamed Salah ka qenë njëri prej lojtarëve kryesorë të Liverpoolit edhe gjatë sezonit që lamë pas, në të cilin Redsat nuk arritën ta fitonin titullin e Ligës Premier, sepse mbetën një pikë prapa Manchester Cityt.
Egjiptiani i shënoi 22 gola në kampionatin anglez duke e ndarë çmimin për Këpucën e Artë me Sadio Mane dhe Pierre Emerick-Aubameyang.
https://twitter.com/JHabashy15/status/1127616587803049984
Dhe derisa ishte i zhgënjyer me përfundimin e sezonit, Salah e ka shijuar ecjen e nderit në stadium pas ndeshjes ndaj Wolverhampton Wanderers, teksa gjithë spektaklin e vodhi vajza e tij, Makka.
Derisa lojtarët tjerë dhe familjet e tyre ishin larguar nga fusha në Anfiled, vajza e Salah pati një tjetër ide. Ajo e mori topin nga mesi i fushës dhe shkoi drejt portës dhe e futi në rrjetë.
Gjatë gjithë kohës, Makka mbështetej nga tifozët në tribuna, ndërsa në momentin e realizimit, brohoritjet ishin shumë më të mëdha. /Telegrafi/






















































