Vajza e ish-presidentit amerikan Joe Biden, Ashley Biden, përmes rrjeteve sociale akuzoi publikisht bashkëshortin e saj, mjekun Howard Krein, për një lidhje jashtëmartesore - vetëm një ditë para se të paraqiste kërkesë për divorc pas 13 vitesh martesë.

Në InstaStory, ajo postoi një foto të çiftit nga prapa, ndërsa ecnin në trotuar të kapur për dore.


“Burri im dhe e dashura e tij të kapur për dore”, dhe zgjodhi këngën "Another" të Notorious BIG dhe Lil' Kim, e cila flet për tradhtinë, si muzikë në sfond.

Foto: Screenshot/Instagram

Një ditë më vonë, Ashley, 44 vjeçare, një punonjëse sociale dhe vajza e Jill Biden, paraqiti zyrtarisht kërkesën për divorc në Filadelfia.

Pak më vonë, ajo u rikthye përsëri në Instagram, duke postuar një foto të saj duke ecur në një park gjersa bëri një shenjë miratimi, me këngën "Freedom" të Beyones.

Ashley Biden dhe Howard Krein u martuan në qershor të vitit 2012. Ata filluan të dilnin në vitin 2010 pasi u njohën nëpërmjet vëllait të saj, Beau Biden.

Dyshja u fejuan në tetor të vitit 2011. Krein i propozoi martesë gjatë një perëndimi dielli në Kaliforni.

Joe Biden, i cili sot është 82 vjeç, ka djemtë Beau dhe Hunter dhe një vajzë Naomi, e cila vdiq me nënën e saj në një aksident me makinë në vitin 1972, nga martesa e tij e parë me Neilia Biden. /Telegrafi/