LAJMI I FUNDIT:

Vaji i ullirit, më i mirë se viagra për mposhtjen e impotencës

Vaji i ullirit, më i mirë se viagra për mposhtjen e impotencës

Një dozë javore e vajit të ullirit mund të jetë gjë më e mirë sesa viagra për të ndihmuar në performancën e mashkullit në seks, thonë hulumtimet e reja.

Shkencëtarët thonë se vetëm nëntë lugë gjelle me vaj ulliri mjaftojnë për ta zvogëluar impotencën për rreth 40%, transmeton Telegrafi.


Vaji i ullirit është i mbushur me përfitime shëndetësore, pasi që i mban enët e gjakut të shëndetshme dhe e mirëmban qarkullimin e gjakut përgjatë trupit.

Studimi me 660 meshkuj, të moshës mesatare 67 vjet, ka zbuluar se ata të cilët i nënshtrohen dietës së stilit mesdhetar – pra dietës të pasur me pemë, perime, peshk, produkte arrore dhe vaj ulliri – kanë më pak probleme nën çarçafë dhe janë më të fuqishëm në seks.

Vaji i ullirit gjithashtu mund të ndihmojë t’i rritë në mënyrë dramatike nivelet e testosteronit, gjë e cila i zvogëlon rreziqet e problemeve me ereksion.

Udhëheqësja e këtij studimi, Dr. Christina Chrysohoou, thotë se ushqimi dhe ushtrimet fizike janë çelësi kryesor për ta përmirësuar kapacitetin seksual të meshkujve të vjetër dhe atyre të moshës së mesme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori