Sulmuesi 18-vjeçar është transferuar në Torino si pjesë e marrëveshjes për kthimin e Carlos Tevezit te Boca Juniors.

“Jam shumë i lumtur! Është vërtet një realizim ëndrre për mua. Akoma nuk mund ta besoj”.


“Aeroplani im për në Itali niset nesërmbrëma (e mërkurë). Kam qenë atje më herët për t’u provuar te Atalanta. Mbaj mend se ka qenë një vend i bukur. Më ka pëlqyer qëndrimi atje dhe kam kaluar mirë”.

“Carlitos është një nga idhujt e mi, ai është thjesht i mrekullueshëm. Të tillë janë edhe Messi dhe Riquelme. Mësoj nga ata çdo ditë, sidomos nga Roman, sepse jemi stërvitur bashkë”, ka theksuar Vadala për Calciomercato.com. /Telegrafi/

telegrafi sport app