LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimi prej dy minutave rregullon apetitin: Do të humbni peshë me shpejtësi marramendëse!

Ushtrimi prej dy minutave rregullon apetitin: Do të humbni peshë me shpejtësi marramendëse!

Prandaj nuk jeni të detyruar të përkufizoni ushqimin as të mbani dietë

Mjeshtrit e Qi-gongut kinez theksojnë që kjo teknikë 100% bllokon ndjenjën e urisë, transmeton Telegrafi.


Ushtrimin duhet ta praktikojnë të gjithë ata të cilët ushqehen jorregullisht apo hanë shumë, por edhe ata të cilët vazhdimisht lakmojnë ushqimin.

Si të praktikohet ushtrimi

Para se të praktikoni ushtrimin pini një gotë ujë të ngrohtë prej 200 mililitrash. Zgjidhni mbështetjen për duar – karrigen apo tavolinën mesatarisht të lartë.

Mbështetuni me bërryla në mbështetëse të karriges apo me shuplaka në ulëse. Lartësinë e mbështetjes zgjidheni ashtu që të jeni maksimalisht rehat, ndërkaq kurrizi i lakuar.

Merrni thellë frymë dhe njëkohësisht tërhiqeni stomakun brenda sado që të mundeni. Mbani frymën 3 – 4 sekonda.

Nxirrni frymën dhe lironi muskujt e stomakut. Përsëriteni 10 herë. Ndjenja e urisë do të zhduket menjëherë apo pas disa minutave.

Për të marrë sasi të vogël ushqimi për një racion, bëni këtë ushtrim 10 – 15 minuta para racionit. Në këtë mënyrë ndjenja e ngopjes shfaqet më shpejt se zakonisht.

Më e rëndësishme është që ta bëni këtë ushtrim të frymëmarrjes menjëherë sapo duart tuaja të kapin derën e frigoriferit.

Ku qëndron esenca e ushtrimit

Gjatë kohës së ushtrimit muskujt abdominalë “zhvendosin pjesën e lëngut të lukthit dhe ndjenja e urisë zhduket. Me kalimin e kohës, dëshira për të ngrënë diçka zhduket dhe filloni të ndieni uri vetëm atëherë kur organizmi vërtet ka nevojë për ushqim.

Sapo ta ndieni dëshirën që të hani diçka, domethënë në lukth është shfaqur sasia e vogël e lëngut të lukthit.

Pini një gotë ujë të ngrohtë dhe bëni ushtrimin e frymëmarrjes 5 – 10 herë. Përdorni këtë teknikë për të penguar ngrënien e tepërt të ushqimit edhe në orët e mbrëmjes. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori