LAJMI I FUNDIT:

Ushtria jonë do t’i ketë 8 mijë ushtarë

Ushtria jonë do t’i ketë  8 mijë ushtarë

Ushtria e Kosovës e cila po mëtohet të krijohet nëpërmjet një ligji të ri, të hartuar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pritet t’i ketë gjithsej 8 mijë pjesëtarë, 5 mijë prej të cilëve në komponentën aktive dhe 3 mijë në atë rezervë.

Kështu përcakton projektligji i hartuar për transformim të FSK-së në ushtri, të cilin e ka siguruar të plotë gazeta “Zëri”. Në këtë projektligj pos kësaj thuhet se FSK-ja si ushtri do ta ketë për detyrë që ta mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe do të furnizohet me armatim aq sa ia kërkon nevoja.


Nga ana tjetër, zyrtarë brenda Ministrisë së FSK-së kanë thënë se Qeveria ka ndarë 51 milionë për MFSK-në, ndërkohë që për forcën e re pritet të shtohen nga 5 milionë për çdo vit. Kurse, ekspertët e çështjeve ushtarake dhe atyre të sigurisë konsiderojnë se nisma për krijimin e ushtrisë duhet të çohet përpara, sado që është mjaft e vonuar. Megjithatë, sipas tyre raportet me ndërkombëtarët nuk duhen të cenohen në asnjë mënyrë./Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori