LAJMI I FUNDIT:

Ushtria izraelite po vendoset në kufirin me Sirinë, përforcimet po arrijnë në Golan

Ushtria izraelite po vendoset në kufirin me Sirinë, përforcimet po arrijnë në Golan

Izraeli ushtria ka njoftuar se po forcon trupat në kufirin izraelit me Sirinë, mes përshkallëzimit të luftës civile në këtë vend pas viteve të armëpushimit.

Ky hap vjen pas vlerësimeve të reja që u zhvilluan një ditë më parë nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), gjenerallejtënant Herzi Halevi, dhe komandanti i Komandës Veriore, gjeneralmajor Ori Gordin.

IDF-ja ka deklaruar se po dërgon forca shtesë tokësore dhe ajrore në Lartësitë e Golanit, duke marrë parasysh zhvillimet në Siri. Është për t’u përmendur se Izraeli e ka nën okupim këtë zonë.


Trupat e vendosura në kufi në Lartësitë e Golanit janë në gatishmëri për skenarë të ndryshëm, sipas deklaratës së ushtrisë.

Në një video të publikuar nga IDF, shihen trupa duke përforcuar barrierat përgjatë kufirit me Sirinë, shkruan aa.

“IDF po ndjek nga afër zhvillimet dhe është gati për çdo skenar, qoftë në sulm apo në mbrojtje”, tha ushtria, duke shtuar se “nuk do të lejojë kërcënime afër kufirit izraelit dhe do të punojë për të parandaluar çdo rrezik për qytetarët e shtetit të Izraelit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Botë
Vetura godet turmën e këmbësorëve në Manheim të Gjermanisë, raportohet për të lënduar

Vetura godet turmën e këmbësorëve në Manheim të Gjermanisë, raportohet për të lënduar

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Zelensky: Do të takohesha me Trumpin nëse do të përfshinte  takimi zgjidhjen e problemeve reale

Zelensky: Do të takohesha me Trumpin nëse do të përfshinte  takimi zgjidhjen e problemeve reale

Evropa
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Korenë e Jugut pas testimit të raketave nga Koreja e Veriut

Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Korenë e Jugut pas testimit të raketave nga Koreja e Veriut

Azia
Kalo në kategori