Agjencia për Hulumtime të Avancuara (DARPA) që funksionon nën ombrellën e Pentagonit, ka njoftuar se Pentagoni do të investojë dy miliardë dollarë në inteligjencën artificiale për të zhvilluar programin e makinerive të afta që pa ndihmën e askujt të menaxhojnë situata të caktuara.

Defense Advanced Reseach Projects Agency pritet të financon 20 projekte tjera të ngjashme gjatë 12 muajve të ardhshëm, ka njoftuar sot drejtori i kësaj agjencie Steven Walker, transmeton Telegrafi.

“Këto investime janë të dedikuara për “transformimin e kompjuterëve në partnerë për zgjidhjen e problemeve. Dëshirojmë të zhvillojmë programin e makinerive që janë të aftë të identifikojnë kur situatat janë të tensionuara”, ka shtuar Walker.

Robotët autonomë nuk mund të pajisen me teknologjinë moderne kur të shfaqen në terren. Dhe për këtë arsye shkencëtarët duan t’i mësojnë që vetë t’i vlerësojnë situatat.

Sipas këtij projekti në ushtrinë e së ardhmes, makineritë do të komunikojnë mes vete, do të mendojnë sikur njerëzit dhe ushtarët do të zëvendësohen nga robotët.

Hulumtimet që i zhvillon DARPA financohen plotësisht nga Pentagoni, dhe qëllimi i tyre është avancimi i pajisjeve luftarake siç janë dronët që në të ardhmen duhet të jenë autonom. /Telegrafi/