LAJMI I FUNDIT:

Ushtria amerikane do të largohet deri në fund të vitit nga Iraku

Ushtria amerikane do të largohet deri në fund të vitit nga Iraku

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë që forcat ushtarake amerikane do të largohen nga Iraku deri në fund të këtij viti, megjithëse trupat do të vazhdojnë të stërvitin dhe këshillojnë ushtrinë irakene.

Njoftimi erdhi pasi Biden zhvilloi një bisedë me kryeministrin irakian, Mustafa al-Kadhimi në Shtëpinë e Bardhë.


Aktualisht ka 2,500 trupa amerikane në Irak duke ndihmuar forcat lokale të kundërshtojnë ato që kanë mbetur nga grupi i Shtetit Islamik, raporton bbc.

Numrat e trupave amerikane ka të ngjarë të qëndrojnë të njëjtë, por lëvizja po shihet si një përpjekje për të ndihmuar kryeministrin Irakian, transmeton Telegrafi.

Prania e SHBA-së në Irak është bërë një çështje e madhe që kur gjenerali i lartë iranian, Qasem Soleimani dhe udhëheqësi i një milicie myslimane shiite të mbështetur nga Irani u vranë vitin e kaluar gjatë një sulmi me dron në kryeqytetin Bagdad.

Partitë politike të rreshtuara në Iran kanë kërkuar tërheqjen e të gjitha forcave nga koalicioni global i udhëhequr nga SHBA-ja, pavarësisht kërcënimit të vazhdueshëm të paraqitur nga grupi xhihadist suni.

Për presidentin e SHBA-së, njoftimi shënon fundin e një lufte tjetër që filloi nën ish-presidentin, George W Bush. Këtë vit ai tha se trupat amerikane do të largohen nga Afganistani. /Telegrafi/