LAJMI I FUNDIT:

Ushtari ukrainas dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, nisin hetimet

Ushtari ukrainas dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, nisin hetimet

Një ushtar ukrainas është dërguar sot pa shenja jete në emergjencën e Prizrenit, ka njoftuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas Bytyqit, ushtari ukrainas i lindur në vitin 1992 u soll në emergjencë nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Më datë 31.08.2024, rreth orës 11:35, emergjenca e spitalit të Prizrenit ka informuar policinë se FSK-ja ka dërguar një ushtar ukrainas të lindur në vitin 1992, i cili kishte pësuar arrest kardiak dhe, sipas mjekut kujdestar në emergjencë, ishte pranuar pa shenja jete,” tha Bytyqi.


Ai shtoi se patrulla policore, së bashku me hetuesit, kanë arritur në emergjencë.

Ndërkohë, prokurori i shtetit është njoftuar dhe rasti është klasifikuar si “Hetim i Vdekjes.”

Hetuesit kujdestarë nga Sektori Rajonal i Hetimeve (SRH) në Prizren kanë qenë të pranishëm në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Hetuesit, në koordinim me zyrtarët përgjegjës të FSK-së, kanë marrë të gjitha masat adekuate për njoftimin e institucioneve përgjegjëse lidhur me ushtarin e ndjerë. Rasti vazhdon të hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren”, përfundoi Bytyqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori