LAJMI I FUNDIT:

Ushtari amerikan befason dhe emocionon babanë e tij veteran – ‘qershia mbi tortë’ ndodh në fund

Ushtari amerikan befason dhe emocionon babanë e tij veteran – ‘qershia mbi tortë’ ndodh në fund

Një video që po qarkullon nëpër mediat sociale thuhet se tregon një baba veteran të ushtrisë amerikane dhe djalin e tij, tanimë ushtar.

Siç edhe mund të shihet në pamje, djali i veteranit i kishte përgatitur një befasi, babait të tij, përcjell Telegrafi.


E gjitha fillon kur një grua, derisa ushtari ishte i fshehur i tregon “disa nga dhuratat që djali ia kishte dërguar babait të tij”.

Dhe momenti më prekës është në fund, kur ushtari që thuhet se ishte kthyer nga shërbimi del nga aty ku ishte fshehur edhe befason babanë e tij.

Por kjo nuk është e gjitha pasi plaku edhe pse në një karrocë, çohet nga aty dhe përshëndet në mënyrë ushtarake djalin e tij, pas së cilës edhe e përqafon. /Telegrafi/