LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët rusë ankohen për kushte të rënda dhe humbje të mëdha: Përshëndetje nga vija e parë – këtu është një katastrofë e ndyrë

Ushtarët rusë ankohen për kushte të rënda dhe humbje të mëdha: Përshëndetje nga vija e parë – këtu është një katastrofë e ndyrë

Natën e kaluar CNN transmetoi pamjet e ushtarëve rusë, duke thënë se janë ngopur me kushtet në vijën e frontit në Ukrainë.

Një ushtar thotë se njësia e tij tashmë është mbushur gjashtë herë me ushtarë të sapomobilizuar. Duke thirrur presidentin rus Vladimir Putin për ndihmë, ushtari thotë: “Nuk kemi kujt t’i drejtohemi”, transmeton Telegrafi.

CNN transmetoi një video tjetër, në të cilën një ushtar rus thotë se situata në terren në lindje të Ukrainës është “totalisht e keqe”, duke vënë në dukje se një nga tanket e njësisë së tij u përfshi nga zjarri.


Pavarësisht se ia kishte shqyer jelekun antiplumb plumbi i kalibrit të madh, ushtari ukrainas i mbijeton më të keqes
Lexo po ashtu Pavarësisht se ia kishte shqyer jelekun antiplumb plumbi i kalibrit të madh, ushtari ukrainas i mbijeton më të keqes

“Përshëndetje direkt nga vija e parë. Dëshmi e dorës së parë të asaj që po ndodh këtu. Kjo është një fatkeqësi e ndyrë”, thotë ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se situata është jashtëzakonisht e vështirë në lindje të vendit, ku forcat ruse kanë avancuar javët e fundit, veçanërisht pranë Bakhmutit.

Si ra ushtria ruse në kurthin e ukrainasve dhe humbi betejën më të madhe të tankeve për Vuhledarin?
Lexo po ashtu Si ra ushtria ruse në kurthin e ukrainasve dhe humbi betejën më të madhe të tankeve për Vuhledarin?

“Situata në vijën e frontit është ende jashtëzakonisht e vështirë, veçanërisht në rajonet Donetsk dhe Luhansk. Beteja po zhvillohet fjalë për fjalë atje për çdo centimetër të tokës ukrainase”, shtoi Zelensky.

“Prandaj shpejtësia është vendimtare. Shpejtësia në çdo gjë – miratimi i vendimeve, zbatimi i vendimeve, dërgimi i furnizimeve, trajnimi… Shpejtësia shpëton jetë njerëzore, shpejtësia rikthen sigurinë”, theksoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori