LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët e FSK-së diplomojnë në Akademinë Ushtarake në Gjermani

Ushtarët e FSK-së diplomojnë në Akademinë Ushtarake në Gjermani

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se tre ushtarë të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake në Gjermani.

Përmes një postimi në rrjetin Social Facebook, ministri Mehaj tha se ushtarët e FSK-së janë ambasadorët dinjitoz të shtetit të Kosovës.


“Shtohet edhe më tej kuadri i oficerëve profesionist të Ushtrisë sonë. Pas studimeve intenzive në Akademinë Ushtarake në Gjermani, diplomojnë me sukses të lartë , Agon Berisha me specializim në fushën e IT ushtarake  si dhe Uran Jahiri  me specializim në fushën e logjistikës. Gjithashtu, edhe oficeri Art Sahiti me sukses të lartë  ka përfunduar kursin e karrierës për Komandant Kompanie dhe është avancuar në  gradën Kapiten”

Mehaj tregon se , ushtarët Agon Berisha dhe Uran Jahiri,  kanë kryer specializimet në fushën e logjistikës dhe në fushën e IT ushtarake, kurse Art Sahiti me sukses të lartë kishte përfunduar kursin e karrierës për Komandant Kompanie duke u avancuar kështu me gradën Kapiten.

“Mirënjohje e lartë për Republikën e Gjermanisë dhe shumë urime oficerëve tanë që me sukseset e tyre janë ambasadorët dinjitoz të identitetit tonë shtetëror e ushtarakë!”, ka shkruar Mehaj./Telegrafi/