LAJMI I FUNDIT:

​Ushtarët e FSK-së certifikohen për xhudo dhe vetëmbrojtje, Kurti: Fuqizim për djemtë dhe vajzat tona në uniformë

​Ushtarët e FSK-së certifikohen për xhudo dhe vetëmbrojtje, Kurti: Fuqizim për djemtë dhe vajzat tona në uniformë

Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës, ka përfunduar trajnimi i pjesëtarëve të Forcës të Sigurisë të Kosovës (FSK) në avancimin e teknikave të xhudos dhe vetëmbrojtjes.

Kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka ka thënë se xhudo po lë gjurmë të pashlyeshme me punën e saj, ndërsa do të vazhdohet edhe më tutje me certifikimin e ushtarëve të tjerë.


“Sot kemi kënaqësinë dhe privilegjin që në kuadër të programit “Kosova shtet i xhudos”, t’i certifikojmë edhe ne ushtarët e parë, por jo të fundit të ushtrisë sonë të lavdishme. Ne si sport i xhudos bëjmë hapa të lehtë, por ngado që shkelim, lëmë gjurmë të pashlyera dhe kjo sot, jam i bindur që do të mbetet gjurmë e përhershme”, tha Kuka.

Kryeministri Albin Kurti u shpreh se ky certifikim i ushtarëve të FSK-së është fryt i bashkëpunimit institucional, dhe se kjo do t’i forcojë edhe më tutje djemtë dhe vajzat e ushtrisë së Kosovës.

“Përmes programit “Kosova shtet i xhudos”, përveç që po sigurojmë ndërlidhjen e sportit të xhudos me edukim dhe me shëndetin e të rinjve tanë, tashmë po shohim edhe frytet e para të ndërveprimit institucional me sigurinë dhe mbrojtjen. Përderisa Forca e Sigurisë së Kosovës ka mundësinë të përgatitet nga kampionët e botës, njëkohësisht xhudistët tanë tani kanë mundësinë të jenë pjesë e forcës që i shërben popullit dhe shtetit. Forcës e cila është shtyllë e sigurisë në Kosovë dhe shtyllë e paqes në rajon…Ndërlidhja e sportit të xhudos me ushtrinë është një hap tjetër tutje për fuqizimin e djemve dhe vajzave tona në uniformë”, deklaroi Kurti.

Ndërsa, trajneri Driton Kuka tha se ishte tejet i mahnitur me përkushtimin e ushtarëve të FSK-së për të mësuar teknikat e xhudos gjatë katër javëve stërvitjeje dhe se një punë e tillë do të vazhdojë edhe më tutje me FSK-në e Policinë e Kosovës.

“Xhudo përveç se është emblemë e sukseseve të shtetit tonë të Kosovës, por edhe mbarë popullit shqiptar, po shkon përtej asaj, ashtu siç e tha edhe kryeministri Kurti, që xhudo nuk është vetëm sport, xhudo është një ndër shtyllat kryesore të organizimit dhe forcimit te ushtrimeve të mbarë botës, e tani e tutje edhe të ushtrisë sonë. Kam qenë shumë i kënaqur me dy trajnimet dy javore, në total katër javë me ushtarët e litarë të cilët më kanë befasuar me përkushtim, atdhedashuri dhe dëshirë të madhe për t’u aftësuar…Xhudo si sport me suksese në rrafshin sportiv, do të jetë pjesë e pandashme e ushtrimeve të përbashkëta të njësive elitare të FSK-së, pro edhe të policisë sepse dua unë, por do edhe gjitha populli shqiptar që ushtrinë dhe policinë tonë t’i shohë në nivele çfarë kanë arritur sportistet tona”, ka thënë Kuka.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

s

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori