Shoqata e Ushtarakëve Rezervë të Republikës së Kosovës nënshkruan marrëveshjen e parë të bashkëpunimit me Shoqatën Kombëtare të Ushtarakëve Rezervë të Shqipërisë.
Presidenti i Shoqatës së Ushtarakëve Rezervë të Kosovës, nënkolonel Prindon Sadriu dhe presidenti i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve Rezervë të Shqipërisë, kolonel Thoma Konduri, nënshkruan Marrëveshje të Bashkëpunimit mes dy shoqatave.
Në njoftim thuhet se dy palët u dakorduan që të thellojnë më tej bashkëpunimin në mes tyre, me qëllim të ngritjes së gatishmërisë dhe kapaciteteve të forcave rezervë, si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me synimin final anëtarësimin e Shoqatës së Ushtarakëve Rezervë të Kosovës në Konfederatën Ndëraleate të Oficerëve Rezervë (CIOR), me seli në Bruksel.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, nënkolonel Sadriu falënderoi homologun e tij për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe për kontributin e dhënë për krijimin e urave të komunikimit me CIOR.
Gjithashtu, gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, delegacioni i Shoqatës së Ushtarakëve Rezervë të Kosovës zhvilloi takim të ndarë me zëvendësministren e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Dallëndyshe Bici.
Në këtë takim, zëvendësministrja Bici, e njoftoi delegacionin nga Kosova për angazhimin dhe planet e Ministrisë së Mbrojtjes për rezervën e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Ajo vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm dhe vëllazëror mes dy shoqatave të oficerëve rezervë si dhe ofroi mbështetjen e saj për aktivitetet e përbashkëta dhe ato brenda CIOR-it.
Në përfundim të vizitës, delegacioni nga Kosova zhvilloi një takim pune në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, ku u prit nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë, Skender Durmishi, në shoqërim të atasheut tonë të Mbrojtjes, kolonel Bashkim Shillova. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?
Breshër në disa fshatra të Komunës së Likovës
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova nuk ishte pajtuar me anëtarët e tjerë për dënimin e Shaban Gogajt për “vrasje nga pakujdesia”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251