Rreth 77 milionë të sapolindur kudo në botë, ose 1 në 2 – nuk ushqehen me gji brenda orës së parë të lindjes, duke iu mohuar atyre lëndën ushqyese bazë, antitrupat dhe kontaktin e lëkurës me nënën e tyre që i mbrojnë ata nga sëmundjet dhe vdekja, deklaron UNICEF.
“T’i bësh fëmijët të presin për shumë kohë për kontaktin e parë jetik me nënën e tyre jashtë embrionit ul shanset e të sapolindurit për të mbijetuar, kufizon ushqyerjen me qumësht dhe pakëson shanset e ushqyerjes vetëm me gji,” tha France Bégin, Këshilltar i Lartë i UNICEF për Ushqimin.
“Nëse të gjitha foshnjat nuk ushqehen me asgjë tjetër përveçse me qumësht gjiri që nga momenti që ata lindin dhe deri sa bëhen gjashtë muajsh, mbi 800,000 jetë do të shpëtoheshin çdo vit.”
Progresi i ushqyerjes me gji i sa më shumë të sapolindurve brenda orës së parë të jetës ka qenë i ngadaltë gjatë 15 viteve të fundit, tregojnë të dhënat e UNICEF. Sa më shumë të vonohet ushqyerja me gji, aq më i madh është rreziku i vdekjes në muajin e parë të lindjes.
Vonesa e ushqyerjes me gji me 2-23 orë pas lindjes rrit rrezikun e vdekjes gjatë 28 ditëve të para të jetës me 40 për qind. Vonesa me 24 orë ose më shumë rrit rrezikun deri në 80 për qind.
“Qumështi i gjirit është vaksina e parë e fëmijës, mbrojtja e parë dhe më e mirë që ata kanë kundër sëmundjes dhe infeksioneve,” tha France Bégin. “Duke pasur parasysh llogaritjet e të sapolindurve që përbëjnë rreth gjysmën e të gjitha vdekjeve të fëmijëve nën moshën pesë vjeçare, ushqyerja e hershme me gji mund të bëjë ndrzshimin ndërmjet jetës dhe vdekjes.”
Analizat e UNICEF tregojnë se gratë nuk po marrin ndihmën që ato kanë nevojë për të filluar ushqyerjen me gji menjëherë pas lindjes, madje edhe kur një mjek, infermiere apo mami asiston në procesin e lindjes.
Ushqyerja e foshnjave me lëngje ose ushqimetë tjera është një tjetër arsye që e vonon ushqyerjen e hershme me gji. Kur foshnjave u jepen alternativa më pak ushqyese sesa qumështi i gjirit, ata ushqehen më rrallë me gji, duke e bërë edhe më të vështirë për nënat që të fillojnë dhe vazhdojnë ushqyerjen me gji.
Në shkallë globale, vetëm 43 për qind e foshnjave nën gjashtë muaj ushqehen plotësisht me gji. Foshnjat që nuk ushqehen fare me gji kanë 14herë më shumë gjasa që të vdesin sesa ata që ushqehen vetëm me gji. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Kim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye
Ngjyrat e thonjve që jua bëjnë duart të duken si të vajzave të reja!
Si ta qetësoni foshnjën që vuan nga gazrat e dhimbshme
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës