LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi para shtatzënisë

Ushqimi para shtatzënisë

Dihet mirë se ushqimi i shtatzënave është shumë specifik, mirëpo rrallë kush mendon për ushqimin paraprak. Nga fillimi i shtatzënisë, fetusi merr energjinë dhe përbërësit ushqimor të domosdoshëm për zhvillimin e tij. Për këtë arsye, nevojat e shtatzënës për jod, acid folik dhe hekur rriten shumë shpejt.

Që të ketë sasi të mjaftueshme të këtyre materieve të nevojshme, është më mirë që shtatzënia të fillohet me rezerva të tyre. Mirëpo duhet të kihet parasysh se nevojitet një kohë prej 3-4 muajsh që të krijohen sasi të mjaftueshme të rezervave.

Për këtë arsye është me rëndësi që prej momentit kur të vendosni të keni fëmijë, të filloni me regjim të veçantë të ushqimit.

Njëkohësisht ky është momenti i përmirësimit të gabimeve të deriatëhershme në ushqim, kështu do të kufizoni sasinë e yndyrave, do të rritni sasinë konsumimit të lëngjeve, do të krijoni rezerva të nevojshme të përbërësve ushqimorë, dhe nuk do të hani dy herë më shumë, por dy herë më mirë.

Që organizmi të ketë sasi të mjaftueshme të vitaminave dhe mineraleve, do të ishte ideale që të mendoni për to para shtatzënisë, transmeton Telegrafi.

Më i rëndësishëm nga vitaminat është B9 (acidi folik). Mungesa e kësaj vitamine mund të pengojë zhvillimin normal të frytit. Nga momenti i shtatzënisë nevojat për acidin folik rriten për 300-500 mg në ditë.

Për këtë arsye mjekët rekomandojnë marrjen e preparateve shtesë sapo të kuptohet për shtatzëni. Meqenëse mund të ndodh që shumë vonë të kuptohet shtatzënia, është më së miri që acidi folik të fillojë të merret nga momenti i dëshirës për të lindur fëmijë.

Ushqimet të cilat përmbajnë B9, janë sallata e gjelbër, spinaqi, llojet e djathit, vezët etj.

Njëri nga problemet më të shpeshta te shtatzënat është mungesa e hekurit, nevojat për të cilin rriten që nga dita e parë e shtatzënisë. Hekuri është i nevojshëm për funksionimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe siguron fetusin me oksigjen.

Fryti nuk ka rrezik nga mungesa e hekurit, mirëpo nëna e ardhshme rrezikohet nga anemia.

Jodi është njëri nga mineralet që shpesh harrohet, mirëpo është shumë i rëndësishëm që nga fillimi i shtatzënisë, pasi që ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e neuroneve të fetusit. Në mungesë të jodit, foshnja do të lind me peshë të vogël si dhe me çrregullime në zhvillimin intelektual.