Ushqimi i cili parandalon rënien e flokëve dhe mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë
Ndoshta keni qeshur me personat që konsumonin kumbulla të thara çdo ditë, por siç rezulton, kjo është një zgjedhje e duhur.
E mbushur me lëndë ushqyese që mbrojnë kockat tuaja dhe përmirësojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm, kumbulla e tharë mund të jetë një nga ushqimet më të rëndësishme për plakje të shëndetshme.
Megjithëse ato përmbajnë një sasi të mirë të sheqerit, ato janë gjithashtu të mbushura me fibra që ngadalësojnë thithjen e sheqerit në rrjedhën e gjakut. Me fjalë të tjera, nuk është e nevojshme të shqetësoheni se ato ngritin sasinë e sheqerit në gjak, sepse fibrat kujdesen për këtë!
Fibrat gjithashtu mund të ndihmojë në luftimin e kapsllëkut dhe problemet të tjera të tretjes, si hemorroide, të cilat janë të zakonshme te të rriturit.
Ndihmojnë gjithashtu në rritjen e baktereve të dobishme në zorrë, të cilat mund të kontribuojnë në humbjen e peshës dhe është treguar se promovojnë ngopjen.
Ato janë gjithashtu të mbushura me lëndë ushqyese të tjera vitale si kalium (i cili ndihmon në tretje dhe tension të gjakut), si dhe vitamina të tjera kryesore si vitamina A, K, B6, niacin (B3) dhe hekuri!
Kur bëhet fjalë për shëndetin e muskujve dhe kockave tuaja, kumbullat e thara janë një shtesë e shkëlqyeshme në dietën tuaj, sepse ato përmbajnë bor, një mineral që është i domosdoshëm për ndërtimin e kockave dhe muskujve.
Në një studim, kumbullat e thara treguan se parandalojnë humbjen e masës kockore tek gratë pas menopauzës, të prirura për osteoporozë. Edhe më mbresëlënëse ishte se për të parë rezultate, këtyre grave u duhej të hanin vetëm pesë deri në gjashtë kumbulla në ditë.
Për shkak se ato përmbajnë hekur, kanë shumë përfitime bukurie. Mungesa e hekurit, e cila është shumë e zakonshme tek gratë e moshuara, shkakton dëme oksiduese në lëkurë, duke çuar në më shumë rrudha dhe linja të imta. Për të mos përmendur, humbja e flokëve.
Shtoni hekurin përsëri në dietë duke konsumuar këtë frut, i cili do të dërgojë oksigjen në qelizat e dëmtuara të lëkurës dhe gjëndrat e flokëve. Hani disa kumbulla të thara në ditë dhe do të vini re flokë më të shëndetshme dhe lëkurë më rrezatuese!
Gjëja më e mirë në lidhje me to është që të gjitha përfitimet e tyre mund t’i korrni me lehtësi. Mund t’i hani drejtpërdrejt, t’i shtoni në produkte të pjekura ose t’i shtoni në ‘smoothie’. Zgjedhja është e juaja! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës