Janë të shumta ushqimet e domosdoshme për organizmin, por që njerëzve nuk u shkon në mendje kurrë t‘i blejnë kur nisen për të bërë pazarin.
Për disa prej tyre mbase nuk kemi dëgjuar kurrë, ndërsa për të tjerat ndoshta kemi harruar që ekzistojnë. Kjo është edhe arsyeja kryesore se përse po mundohemi t‘iu kujtojmë disa prej tyre. Sipas studimeve shkencore më të fundit është e sigurt se nëse do t‘u bëni një vend në tavolinën tuaj, do të përmirësoni menjëherë shëndetin tuaj, pa e pasur aspak nevojën e ilaçeve
Panxhari
Këto "rrënjë" në dukje të padobishme janë më të ëmbla se çdo perime tjetër, përveçse shumë të domosdoshme për organizmin tonë. Përse duhet t‘i përdorim? Te panxhari gjenden dy nga përbërësit ushqimorë më të rëndësishëm, që ndihmojnë për të ulur nivelin e homocysteinës në gjak, i cili mund të dëmtojë arteriet dhe të rrisë rrezikun për t‘u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Për më tepër, pigmenti natyror – i quajtur betacianin – që u jep edhe ngjyrën e kuqërremtë atyre është provuar se është një përbërës që lufton kancerin, pas studimeve të kryera me minjtë e laboratorit.
Si mund t‘i përdorim:
Që të ruajnë vetitë e tyre është mirë t‘i përdorim të freskëta, jo të konservuara dhe të paziera. Nëse i gatuajmë, ata humbasin fuqinë e tyre antioksiduese. Për të përgatitur një sallatë të thjeshtë lajini, hiqini lëkurën dhe pastaj grijini. Në fund shtoni gjysmë luge limon dhe 1 lugë vaj ulliri. Pa ashtu, ju mund të konsumoni edhe gjethet që janë shumë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidues.
Lakrat
Edhe pse nuk përdoren shumë në kuzhinën amerikane, ato janë një nga protagonistët kryesorë të dietave në Evropë dhe Azi.
Përse duhet ta përdorim: Një sasi e vogël lakre e grirë përmban 22 kalori dhe shumë përbërës të domosdoshëm ushqimorë. Në krye të listës qëndron një përbërës kimik që ul prodhimin e enzimave në trup, ndalon dëmtimin e qelizave, shkatërron radikalet e lira dhe ul rrezikun e prekjes nga kaceri. Në fakt, shkencëtarët e "Stanford University" kanë përcaktuar se ai rrit nivelin e enzimave që luftojnë kancerin më shumë se çdo përbërës tjetër kimik.
Guajava
Është një fryt tropikal që përmban shumë acide dhe dallohet për ëmbëlsinë e tij.
Përse duhet ta përdorim: Ka përmbajtje të lartë glikopeni, një antioksidues që lufton kancerin e prostatës, më shumë se çdo bimë tjetër si domatja apo bostani. Një guajava përmban rreth 688 miligram kalium ose 63 për qind më shumë se sa mund të gjendet në një banane me madhësi mesatare. Ajo mund të jetë edhe ushqimi me përmbajtjen më të lartë të fibrave. Në çdo kokërr gjenden 9 gram fibra.
Si mund ta përdorim. Mund të konsumojmë të gjithë frytin nga lëvoret e deri te farat. Gjithçka është e ngrënshme dhe e ushqyeshme. Lëkura ka më shumë vitamina C se sa mund të gjenden në një portokall. Ju mund ta blini atë zakonisht në supermarketet dhe dyqanet e vendeve latine
Kanella
Kanella është një bimë shumëvjeçare e cila rritet në vendet tropikale. Lëkura e saj mund të hiqet dhe të përdoret në mjekësi, apo për pije dhe në gatime. Nga lëkura e tharë e kësaj bime mund të përftohet një pluhur me ngjyrë kafe, që ka erë të këndshme dhe që u hidhet pijeve ose ëmbëlsirave për t‘u dhënë aromë e shije të mirë. Pse është e shëndetshme? Kanella ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak, i cili ndikon drejtpërdrejt në sëmundjet e zemrës. Në fakt, shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se njerëzit me diabet të tipit 2 që konsumojnë rreth 1 gram kanellë në ditë, për gjashtë javë rresht, (rreth ¼ lugë çdo ditë) reduktojnë në mënyrë të ndjeshme jo vetëm sasinë e sheqerit në gjak, por edhe trigliceridet dhe kolesterolin. Si mund ta hamë atë: mund ta hidhni në kafe, kakao ose sipër ushqimit tuaj
Lëngu i shegës është një pije popullore me origjinë nga Lindja e Mesme. Tashmë ai ka filluar të përdoret gjerësisht në të gjitha vendet. Pse duhet ta përdorim? Shkencëtarët izraelitë pas një studimi kanë zbuluar se njerëzit që kishin pirë dy gota me lëng shege të shtrydhur në ditë, prej vitesh, kishin rregulluar me 21 për qind presionin e gjakut dhe mbrojtur zemrën nga sëmundjet e ndryshme. Për më tepër, një gotë mbulon rreth 50 për qind të nevojave tona për vitaminën C.
Kumbulla e thatë
Të përdorura qysh nga antikiteti, kumbullat e thata, të cilat mund të përgatiten lehtësisht, janë konsideruar si ushqim me veti magjike.
Pse janë të shëndetshme? Kumbullat e thata përmbajnë një sasi të madhe acidi klorogjenik dhe shumë antioksidues në gjendje për të shkatërruar bashkimin e radikaleve të lira që dëmtojnë seriozisht qelizat tona. Këto dëmtime janë edhe shakatarët kryesorë të shfaqjes së kancerit.
Ato mund t‘i përdorim si meze ose të ziera. Kumbullat e thata mund të shoqërohen me proshutë, pasi i kemi futur në furrë për 15 minuta dhe pasi janë zbutur.
Farat e kungullit
Fara, kjo pjesë që zakonisht nuk përdoret, është më e ushqyeshmja te kungujt
Pse janë të shëndetshme? Farat e kungullit mund të quhen pa frikë si mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për ta pasuruar organizmin tonë me magnez. Kjo është vërtet e rëndësishme, pasi kërkuesit francezë kanë përcaktuar se njerëzit me nivel të lartë magnezi në gjak kanë 40 për qind më pak rrezik për të vdekur më shpejt se ata që kanë një nivel më të ulët të këtij elementi. Mesatarisht, njerëzit konsumojnë 353 mg minerale në ditë nga 420 që është minimumi që duhet konsumuar. Si mund t‘i hamë: të gjitha, pa i qëruar sepse lëvozhgat përmbajnë shumë fibra. Farat e kungullit të pjekura përmbajnë 150 miligram magnez. Ndaj për të rregulluar regjimin tuaj ushqimor dhe për të arritur nivelin e 420 mg mineraleve në ditë është e këshillueshme që t‘i përdorim. /shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përse kolla zgjat edhe kur ftohja kalon: A është koha të shkoni te pulmologu?
Gjëndra tiroide kontrollon metabolizmin: Më së shumti ndikon në shëndetin e këtyre organeve!
Mënyrat më të mira për t’i zbardhur dhëmbët në mënyrë natyrale në shtëpi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij