Janë të rrallë njerëzit që me urtësinë e tyre arrijnë të tejkalojnë çdo pengesë, drejtë qëllimeve madhore të cilat nuk ju takojnë më personalisht atyre, por bëhen frymëzim për brezat që duan dritën dhe njerëzinë.
Urtësia dhe guximi kur ndërveprojnë bëjnë mrekulli që shpesh shumica e njerëzve nuk arrijnë t’i perceptojnë.
Kështu kohërat e vështira nxjerrin njerëz me shpirt gjigant të cilët nuk kanë vetëm një jetë, por mbi krahët e tyre bartin fatin e një kombi të tërë. I tillë ishte Ymer Prizreni.
Ymer Prizreni ishte me prejardhje nga fshati Zgatar i Opojës; gjyshi i tij Ismaili u vendos në qytetin e Prizrenit për shkak të kushteve më të mira të jetesës. I ati i Ymerit quhej Sylejman dhe në atë kohë ishte myderriz e imam i Xhamisë së Mëhallës së Re në Prizren.
Sylejmani kishte reputacion të mirë dhe njerëzit e admironin; më pas bëhet predikues medreseje dhe imam i xhamisë së Gazi Mehmet Pashës në Prizren. Në vitin 1821 lind Ymeri, qysh në fëmijëri shquhet për aftësitë e tij, gjë që më pas historia do ta njohë si personalitet dhe njeri me tipare të rralla.
Ymeri në atë kohë ndjek mësimet në Medresenë e qytetit në Prizren, për të vazhduar më pas në Stamboll në teologji, filozofi dhe shkenca juridike.
Rikthehet në Prizren ku shërbeu si myfti. U nderua me titullin Efendi, ndërsa me të mbaruar haxhillëkun mori titullin Haxhi. I përkiste rreshtimit mistik nakshibendi, kështu që në opinion njihej edhe si sheh.
Përveç shqipes fliste dhe gjuhë të tjera përfshirë këtu frëngjishten, persishten, arabishten, turqishten, serbishten dhe kuptonte gjermanishten.
Më 1877 mori mbiemrin “Prizreni” dhe u zgjodh përfaqësues i Sanxhakut të Prizrenit në Parlamentin Osman. Kishte një influencë të jashtëzakonshme mbi popullin, njihet si njeri me karakter të qetë dhe guxim të madh. Me qëllim të bashkimit kombëtar, Ymer Prizreni ishte prezent pothuajse në të gjitha viset shqiptare në Ballkan, për të mbajtur gjallë frymën kombëtare ai nuk ndaloi asnjëherë.
Veç kapacitetit intelektual, Ymer Prizreni ishte shpirt bujar dhe humanist. Me të ardhurat e tij ndihmoi shumë nxënës dhe student shqiptarë, për të dale në dritë nga pushtimi i atëhershëm. Shtëpia e tij ishte oda ku u mbajtën takimet në mes të shqiptarëve për më shumë se një dekadë.
Veprimtaria e tij politike, diplomacia dhe Lufta e Lidhjes së Prizrenit në ruajtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë dhe autonomisë politike e shtetërore të saj, shënon një kthesë historike në kohërat kur ambiciet e fqinjëve ballkanas ndaj tokave tona ishin më të hidhurat.
Ky vit shënon 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, nismë nga i urti dhe guximtari Ymer Prizreni, i cili me veprën, atdhedashurinë dhe sakrificën përjetësoi emrin e tij duke mos vdekur kurrë.
U bë frymëzim për më shumë se një shekull dhe Lidhja e Prizrenit triumfon tani me dy shtete shqiptare dhe faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan si asnjëherë në shekujt e fundit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMenaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'