LAJMI I FUNDIT:

Ursula von der Leyen: Kemi arritur marrëveshje të drejt me Britaninë e Madhe

Ursula von der Leyen: Kemi arritur marrëveshje të drejt me Britaninë e Madhe

Marrëveshja tregtare e arritur nga Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian është “ferr, e ekuilibruar dhe e drejtë” dhe ia vlen të luftohet, tha shefja ekzekutive e bllokut evropian.

“Ishte një rrugë e gjatë dhe me dredha-dredha. Por ne kemi arritur një marrëveshje të mirë. Është ferr, është një marrëveshje e ekuilibruar dhe është gjëja e duhur dhe e përgjegjshme për të bërë të dyja palët”, tha Ursula von der Leyen në një konferencë shtypi, raporton bbc.


Pas arritjes së marrëveshjes tregtare me BE-në, flet për herë të parë kryeministri britanik
Lexo po ashtu Pas arritjes së marrëveshjes tregtare me BE-në, flet për herë të parë kryeministri britanik

“Negociatat ishin shumë të vështira. Rrezikoheshin kaq shumë njerëz, kështu që kjo ishte një marrëveshje për të cilën ne absolutisht duhej të luftonim”, shtoi ajo, transmeton Telegrafi.

“Unë gjithashtu besoj se kjo marrëveshje është në interes të Mbretërisë së Bashkuar. Do të vendosë baza të forta për një fillim të ri me një mik afatgjatë. Dhe kjo do të thotë që ne më në fund mund ta lëmë Brexitin prapa nesh dhe Evropa po vazhdon të ecë përpara”, përfundoi ajo.

Qeveria skoceze: Brexit ndodhi kundër vullnetit tonë, koha që të pavarësohemi
Lexo po ashtu Qeveria skoceze: Brexit ndodhi kundër vullnetit tonë, koha që të pavarësohemi

Ndërkohë, kryeministri britanik, Boris Johnson thotë se marrëveshja do të lejojë eksportuesit të bëjnë edhe më shumë biznes “me miqtë tanë evropianë”.

Johnson thotë se “populli britanik e dinte se ishte e mundur, por u tha se ishte e pamundur. Ne kemi marrë përsëri kontrollin e çdo shënimi dhe titulli të rregullores sonë në një mënyrë që është e plotë dhe e pakufizuar”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg në SHBA

Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg në SHBA

Amerika
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Vizita e shtatë në Izrael e Blinkenit, Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

Vizita e shtatë në Izrael e Blinkenit, Netanyahu nuk bindet për armëpushim: Lufta nuk do të ndalet në Gaza

Azia
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori