Dhe tani Hanau. Për herë të tretë brenda pak muajsh, urrejtja dhe marrëzia kanë shpërthyer në Gjermani. Pasi politikani konservator Walter Lubcke u vra qershorin e kaluar para shtëpisë së tij për shkak të angazhimit të tij për refugjatët, në tetor ishte vetëm porta e sigurt e një sinagoge në Halle që e pengoi radikalin e djathtë të shkaktonte një masakër në mjediset plot me njerëz të godinës religjioze. Dhe, tani një burrë në Hanau pranë Frankfurtit, vrau dhjetë vetë. Në një video dorasi kishte përhapur racizëm dhe teori komploti përpara se të vriste klientët në dy bare shisha e në fund edhe nënën e tij.
Dorasit i bashkon urrejtja ndaj gjithçkaje që nuk përshtatet me botëkuptimin etnik të tyre për Gjermaninë. Pavarësisht nëse ata kanë qenë në kontakt në rrjet me njeri-tjetrin dhe me njerëz e grupime të tjera radikale të djathta, ose jo: Gjermania duhet ta pranojë që shkallëzimi i urrejtjes ka mbërritur në zemër të vendit tonë. Politikanët si dhe shoqëria civile duhet të përballen me këtë, sepse toka pjellore për këta vrasës janë ideologjitë raciste, anti-feministe dhe radikale të djathta që sërish po gjejnë mbështetje në shumë qarqe.
Këto vrasje nuk duhen parë të izoluara prej njëra-tjetrës si akte të veçuara. Pavarësisht nëse kjo dhunë anti-humane drejtohet kundër politikanëve kozmopolitë, hebrenjve apo myslimanëve: ato janë shprehje e asaj që mund të rigjallërohet në klimën shoqërore të Gjermanisë. E, ky është një alarm tronditës zgjimi, që tani ne na duhet të verifikojmë nëse shteti i ka instrumentet e duhura për t’iu përgjigjur detyrave të sovranitetit të tij, për të mbrojtur sigurinë individuale të të gjithë qytetareve dhe qytetarëve. E, madje këtë duhet ta bëjë ashtu sikurse e parashikon ligji themeltar – pavarësisht prejardhjes, religjionit apo gjinisë.
Çfarë masash mund të merren për ta shteruar nxitjen e urrejtjes dhe të marrëzisë në rrjet? Sepse, interneti nuk është një kozmos virtual ku mund të shpërthejnë shpirtrat e mjerë e të çoroditur – duke u mbrojtur prej lirisë së informacionit. Hanau është një dëshmi tjetër që kjo yshtje popullore nuk mbetet pa pasoja. Por sjell vdekjen.
Politika duhet tani të reagojë mendjekthjellët, shpejt dhe qartë. Jo vetëm me fjalë. Në rast të kundërt, situata dikur mund të precipitojë dhe në fund rrezikohen të drejtat e lirisë individuale që janë bazë e shtetit tonë. Kancelarja gjermane Angela Merkel gjeti fjalët e duhura: “Racizmi është helm”. Por, vetëm diagnoza nuk mjafton. Përgjigja duhet të jetë një sinjal i qartë për t’i shpallur luftë: të gjitha ideologjive të përbuzjes ndaj njeriut! Si dhe kundër përhapjes së tyre në rrjet. Kjo përgjegjësi nuk mund t’u delegohet vetëm Facebook-ut apo Twitter-it e ndonjë koncerni tjetër të madh. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Volvo më i shitur në një edicion të ri

Toyota ndal prodhimin e markës Corolla

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën
Tesla vjen me një ngjyrë të re të rrallë për automjetet e saj Model S dhe Model X
Gjermania vendosi: Ndalohen gomat M+S

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit