LAJMI I FUNDIT:

Urimi i madh i Peles për Messin pas barazimit të rekordit nga argjentinasi

Urimi i madh i Peles për Messin pas barazimit të rekordit nga argjentinasi

Legjenda braziliane, Pele ka uruar kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi, pasi ky i fundit barazoi një rekord të madh të golave të tij.

Barcelona barazoi 2-2 në shtëpi ndaj Valencias, ku golat për vendasit i shënuan Lionel Messi (45+) dhe Ronald Araujo (52’).

Goli i Messit nuk ishte thjeshtë një gol i radhës pasi ylli argjentinas me këtë gol barazoi një rekord të madh të mbajtur nga legjenda, Pele.


Messi shkoi në shifrën e 643 gola për Barcelonën duke barazuar rekordin e Peles me Santosin si lojtari që shënon më shumë gol në histori për një klub të vetëm.

Messi barazon rekordin e madh të Peles për golat e shënuar për një skuadër të vetme
Lexo po ashtu Messi barazon rekordin e madh të Peles për golat e shënuar për një skuadër të vetme

Pas barazimit të këtij rekordi ka ardhur edhe urimi i Peles për Messin në rrjetet sociale private.

“Kur zemra juaj vërshon nga dashuria, është e vështirë të ndryshoni rrugën tuaj”.

“Sikur ti, e di çfarë do të thotë të mbash fanellën e njëjtë çdo ditë. Sikur ti, e di që nuk ka asnjë vend më të mirë, se aty ku ndihet si në shtëpi”.

“Urime për rekordin historik, Lionel. Por mbi të gjitha, urime për një karrierë të bukur te Barcelona”.

“Histori si e jona, për të dashur të njëjtin klub për kaq gjatë, për fat të keq do të jenë gjithnjë e më të rralla në futboll. Te admiroj shumë Leo Messi”, ka shkruar Pele në profilin e tij në Instagram. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Pelé (@pele)

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori