LAJMI I FUNDIT:

“Urime Zajednica”, deputetët e AAK-së ndajnë lule për LVV-në

“Urime Zajednica”, deputetët e AAK-së ndajnë lule për LVV-në

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës ku pritet të raportoj kryeministri, Albin Kurti për takimin e fundit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi, kanë shpërndarë lule (karafila) deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

Ata i kanë “uruar” deputetët e LVV-së për “themelimin” e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke iu thënë “Urime Zajednica”.


Ndryshe, Kuvendi i Kosovës pritet të fillojë seancë plenare me pikën e parë e rendit të ditës që është raportimi i kryeministrit Albin Kurti për takimin e fundit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi.

Abazi vendos fotografi të Kurtit si "palaço" - pyet "kush e lëshoi Radoiçiqin nga rrethimi?"
Lexo po ashtu Abazi vendos fotografi të Kurtit si "palaço" - pyet "kush e lëshoi Radoiçiqin nga rrethimi?"

Kurti, do të paraqitet në foltoren e Kuvendit të Kosovës për të treguar se çfarë ka pranuar në takimin e tij të fundit me liderët evropianë.

Ai pritet që të informojë Kuvendin për draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, të cilin e pranoi në Bruksel.

Një kërkesë e tillë u bë nga opozita gjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit. Pastaj janë edhe 11 pika tjera në rend të ditës. /Telegrafi/