LAJMI I FUNDIT:

Urdhërohet zhvarrosja e trupit të Muamer Zukorliqit – dyshohet se një helmim i kishte shkaktuar vdekjen

Urdhërohet zhvarrosja e trupit të Muamer Zukorliqit – dyshohet se një helmim i kishte shkaktuar vdekjen

Prokuroria e Lartë Publike në Novi Pazar të Serbisë ka urdhëruar zhvarrosjen e trupit të Muamer Zukorliqit, si pjesë e hetimeve për përcaktimin e shkakut të vdekjes së tij.

Siç ka raportuar radioja e Novi Pazarit, “Sto Plus”, prokuroria ka hapur rastin të hënën dhe është duke vepruar sipas kallëzimit penal të dorëzuar në Prokurorinë Publike Republikane (RJT) nga djali i Zukorliqit, Usama.

Ai i ka dorëzuar RJT-së edhe gjetjet laboratorike, të cilat, siç tha më herët, tregojnë se babai nuk i kishte vdekur në mënyrë natyrale, por është helmuar.


Muamer Zukorliqit dyshohet se një helmim i ka shkaktuar vdekjen
Lexo po ashtu Muamer Zukorliqit dyshohet se një helmim i ka shkaktuar vdekjen

Usame Zukorliq, i cili pasoi babanë në krye të Partisë për Drejtësi dhe Pajtim, tha në një fjalim publik se një laborator përcaktoi se ekzistonte një probabilitet i lartë që Muameri të ishte helmuar nga metalet e rënda, dhe një laborator tjetër që ai të ishte helmuar nga ushqimi.

Ish-myftiu i Sanxhakut u nda nga jeta papritur më 6 nëntor, në moshën 51-vjeçare. Më pas si shkak i vdekjes u përmend një atak në zemër. /Telegrafi/