LAJMI I FUNDIT:

Me urdhër të shefit të BIA-s, i ndalohet hyrja në Serbi aktivistit opozitar rus Peter Nikitin

Me urdhër të shefit të BIA-s, i ndalohet hyrja në Serbi aktivistit opozitar rus Peter Nikitin

Aktivisti opozitar rus Peter Nikitin është ndaluar në Aeroportin “Nikolla Teslla” të Beogradit, kur ka tentuar të hyjë në Serbi, prej ku jeton prej shumë vitesh.

Sipas medieve serbe, atij i është thënë se duhet të largohet nga Serbia, megjithatë ai e ka refuzuar një gjë të tillë.


“Pas pushimeve vjetore që kalova me nënën time në Portugali, më refuzuan hyrjen në Serbi. Në kufi më thanë që hyrja ime ishte e ndaluar, nuk u dha asnjë shpjegim se pse. Unë nuk shoh ndonjë bazë tjetër, përveç aktivitetit tim politik dhe faktit që këtu po mobilizoj një protestë kundër presidentit rus Vladimir Putin. Natyrisht, ajo protestë nuk është e mirëpritur në Serbi, njerëzit që nuk e duan Putinin nuk janë të mirëpritur në Serbi”, ka shpjeguar Nikitin.

“Kam refuzuar të shkoj në Frankfurt, siç më kanë urdhëruar, sepse nuk kam çfarë të kërkoj atje. Shtëpia ime është Beogradi, kam shtatë vjet që jetoj këtu, kam më shumë se 20 vite që vij këtu dhe kam dy fëmijë këtu”, shton ai.

Nga krimi i organizuar, droga e afërsia me Rusinë për destabilizim të Ballkanit – akuzat që rëndojnë mbi kreun e BIA-s
Lexo po ashtu Nga krimi i organizuar, droga e afërsia me Rusinë për destabilizim të Ballkanit – akuzat që rëndojnë mbi kreun e BIA-s

Nikitin ka treguar se kjo ndalesë ka ardhur pas vendimit të shefit të Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA), Aleksandar Vulin, i cili tashmë është sanksionuar nga Departamenti amerikan i Thesarit.

Ai thotë se nuk llogarit në ndihmën e Ambasadës së Federatës Ruse, por gjithashtu tregon se është shtetas i Holandës dhe se do të kontaktojë me përfaqësinë diplomatike të atij shteti në Serbi.

“Do t’ua bëj të ditur të gjithëve. Kjo është shtëpia ime, fakti që unë i shpreh hapur pikëpamjet e mia, që jam kundërshtar i politikës së Vladimir Putinit, kjo nuk është arsye që ata të mos më lënë të shkoj në shtëpi”, përfundon aktivisti rus.

Lidhur me këtë, ka reaguar avokati i tij Çedomir Stojkoviq duke thënë se kjo ka ndodhur një ditë pasi SHBA-ja ka vendosur në listën e sanksioneve kryespiunin e BIA-s.

“Kjo ndodh një ditë pasi SHBA-ja ka vendosur në listën e sanksioneve drejtorin e BIA-s, Aleksandar Vulin për shkak të përhapjes së ndikimit malinj të Putinit”, njofton Stojkoviq.

Avokati nga Beogradi vë në pah se Vulin po abuzon me BIA-n.

“Tashmë është e qartë se Aleksandra Vulin edhe një herë po abuzon me BIA-n dhe po zbaton masën e ndarjes së dhunshme familjare ndaj babait të fëmijëve serbë, si hakmarrje për sanksionet e vendosura ndaj tij”, thekson ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Serbia
Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Evropa
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori