LAJMI I FUNDIT:

Urdhër për arrestimin e shefit të Samsungut

Urdhër për arrestimin e shefit të Samsungut

Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar arrestimin e shefit të Samsungut, Lee Jae-yong, nën akuzat për ryshfet, përvetësim dhe dëshmi të rreme.

Rasti është i lidhur me një skandal, që ka çuar në shkarkimin e presidentes jugkoreane, Park Geung-hye.


Gjiganti i teknologjisë, Samsung, thuhet se ka dhënë donacione për fondacione jofitimprurëse, të operuara nga Choi Soon-sil, mik i zonjës Park, nën këmbim të favoreve qeveritare.

Samsung ka thënë se lëshimi i urdhrit për arrestim është “vështirë të kuptohet”. Gjykata e Qarkut në Seul tani duhet të vendosë nëse do të zbatojë urdhrin, transmeton REL.

Nëse ndodh, Lee do të ishte ekzekutivi i parë që arrestohet në lidhje me skandalin.

Lee është aktualisht nënpresident i Samsungut, por prej se babai i tij, Lee Kun-hee, ka pësuar sulm në zemër më 2014, ai konsiderohet shef de facto i kompanisë.

Në trend Teknologji

Më shumë
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Teknologji
Pse Apple ka probleme me shitjen e kufjeve Vision Pro?

Pse Apple ka probleme me shitjen e kufjeve Vision Pro?

Teknologji
6G po vjen në iPhone: Apple nuk heq dorë nga modemet e veta

6G po vjen në iPhone: Apple nuk heq dorë nga modemet e veta

Teknologji
Kalo në kategori