Uran Ismaili në “Përballje Podcast” tregon si e sheh të ardhmen e kryeqytetit

Kandidati i PDK-së për Prishtinën, Uran Ismaili tregon vizionin, prioritetet dhe mendimin për kundërkandidatët.
Telegrafi.com sjell sot një tjetër edicion të “Përballje Podcast”, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu.
Ismaili do të flasë për arsyet pse ka vendosur të kandidojë për kryeqytetin, vizionin dhe prioritetet e tij për katër vitet e ardhshme.

Në qendër të diskutimit do të jenë edhe problemet kryesore të qytetit – trafiku, mbeturinat, hapësirat e gjelbra dhe shërbimet për qytetarët.
Gjithashtu, kandidati i PDK-së do të japë mendimin e tij për kundërkandidatët në garë – Përparim Ramën, Hajrulla Çekun, Besa Shahinin dhe Bekë Berishën, si dhe pse mendon se është alternativa më e mirë për Prishtinën.
“Përballje Podcast” me Uran Ismailin, transmetohet sot në Telegrafi.com dhe rrjetet sociale./Telegrafi/


















































