"Uragani” shqiptar nokauton boshnjakun Barakoviq

Bajrami ka mundur boshnjakun Samir Barakoviq duke e nokautuar në rundin e tretë. Boksieri shqiptar e nisi furishëm këtë meç duke e grushtuar vazhdimisht boshnjakun, i cili qysh në rundin e dytë e preku dyshemenë, derisa në rundin e tretë ai sërish u gjet në dysheme dhe në këtë mënyrë Bajrami fitoj duelin duke treguar rrugën e shkëlqimit në ringjet evropiane.
Trajneri i Bajramit, Naser Tupella pas duelit tha se është i kënaqur me luftën që shfaqi boksieri i tij. Sipas Tupellës, Bajrami është në rrugë të mirë që në vitin e ardhshëm të fiton njërin nga titujt e Evropës.
“Tefiku vazhdimisht ishte në nivel. Rundi i parë teknikisht dhe taktikisht ishte në nivelin e duhur, ndërsa në rundin e dytë ashtu siç jemi marrë vesh dhe brenda një kohë të shkurtër e rrëzoi dy herë kundërshtarin. Në rundin e tretë Bajrami ishte dominues përball kundërshtarit duke dëshmuar se Tefiku ishte në rrugë të mirë që meçin ta kryen papa kohë dhe këtë e bëri në gjysmën e rundit të tretë”, ka thënë Tupella.
“Besoj se në vitin e ardhshëm Tefiku do të vazhdojë të shkëlqej në ringjet e Evropës dhe pres që deri në fund të vitit 2014, Tefiku të sfidon njërin prej titujve të Evropës”, tha ai.
Tupella mendon se Bajrami ka fuqi dhe potencial të prek njërin nga titujt e Evropës. /KP/Telegrafi/




















































