LAJMI I FUNDIT:

Uragani Irma përcillet me erëra me shpejtësi 360 kilometra në orë (Foto)

Uragani Irma përcillet me erëra me shpejtësi 360 kilometra në orë (Foto)

Çdo gjë është nën ujë, era fryn deri në 360 kilometra në orë, ndërsa shtëpitë janë duke u shkatërruar.

Uragani Irma ka qëndruar gjatë ditës për gjysmë ore mbi ishullin e Karaibeve Shën Bartolomeu dhe më pas ka goditur Shën Martinin.

Irma, njëri nga uraganet më të fuqishëm në këtë shekull në pjesën e Atlantikut, ka goditur pjesë të ishujve të Karaibeve, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe tash kërcënon Porto Rikon, Haitin dhe Floridën.


Uragani i kategorisë së pestë, e cila është shkalla më e lartë e intensitetit të tij, po lëviz në drejtim të perëndim-veriperëndimit.

Meteo France ka bërë të ditur se era po fryn me fuqi prej 360 km në orë.

Zyrtarë të Francës thanë se ka shumë dëme materiale, por nuk kanë përmendur nëse ka viktima eventuale.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për Porto Rikon, Floridën dhe Virgin Islands. Ndërkohë kanë nisur evakuimet nga ishulli Key West, në jug të Floridës.

Në trend Botë

Më shumë
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Botë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Botë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Greqia
Kalo në kategori