LAJMI I FUNDIT:

Ura e thepisur që u jep makth edhe shoferëve me përvojë (Video)

Ura e thepisur që u jep makth edhe shoferëve me përvojë (Video)

Kodrat e thepisura janë gjithmonë problem për shoferët. Në mënyrë që të lidhen dy qytete dhe poshtë saj të kalojnë anijet e mëdha, kjo urë duket si një kodër e frikshme.

Kjo është ura Eshima Ohashi në Japoni – e treta më e madhe në botë e llojit të saj – që ngrihet e mpreht dhe e lakuar në të njëjtën kohë.

Në formë harkore, ura e gjatë 1.7 kilometra shtrihet mbi liqenin Nakaumi dhe lidh dy qytete të fuqishme industriale – Matsue dhe Sakaiminato, transmeton Telegrafi.


Kjo urë me dy korsi, që është e gjerë njëmbëdhjetë metra, është shumë e vështirë të vozitet, mirëpo prej se është ndërtuar aksidentet kanë qenë të vogla dhe me lëndime të lehta. /Telegrafi/